Dikur

‘Jam shtrirë dhe po vdes!’/ Berisha tregon bisedën me Ramën para grevës së urisë: Do t’i bëj funeralin shtetëror më madhështor që ka njohur Shqipëria (VD)

Në rubrikën "Dikur" kthehemi 9 vite pas kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe protestonte për zgjedhje të lira.

TIRANË– Në rubrikën “Dikur” sot do të rikthehemi në vitin 2010 kur Partia Socialiste hyri në një grevë urie, e cila kishte për qëllim hapjen e kutive të votimit që sipas tyre ishin manipuluar.

Pas rikthimit të PS-së, në Kuvend, kryeministri i asokohe Sali Berisha ka treguar një histori që kishte si personazh kryesor liderin e opozitës Edi Ramën.

Berisha tregoi telefonatën urgjente nga Parlamenti Europian se Rama do të futej në grevë për të vdekur, ndërsa kryeministri kishte premtuar vetëm një varrim madhështor.

Në janar të vitit 2007 një diplomat i shuar më vjen në zyrë për çështjen e certifikatave. Sa u ul në zyrë nxjerr telefonin, më fal thotë se po më merr zoti Rama. Mund të flas thotë? Jo i them unë në dhomën tjetër shko. Se ma dha Zoti që kjo do të ishte një kombinim. Doli në dhomën tjetër. E dija që Rama nuk e lëshonte pa 25 minuta se po të kapi në telefon mos e pyet. Kur pas nja 7-8 minutash më vjen sekretarja më thotë: Po të kërkon mund të vish? Shkoj unë, e hap autoparlantin e telefonit. Dhe kryetari juaj (I drejtohet socialistëve) i thoshtë unë po vdes këtu. Absolutisht po, le të dalë ta mohojë. Unë jam shtrirë këtu përdhe, unë do vdes tani, unë kështu e ashtu. Më thotë ky mua e shikon? Çfarë të shoh i them unë. Vdis i thuaj më sinqeritet. Se do t’i them axhës të vij të të hedhë një batanije sipër. Ç’ti thosha? Iku kjo. Në maj, unë në Zagreb, ishte takim i organizuar dhe më bie telefoni nga PE dhe më thonë se duhet të flasin urgjent me mua. Më thotë një mik i imi: Sali është një problem shumë serioz! Më tha një socialist, që Edi Rama po hyn në grevë, dhe po hyn për të vdekur. I them unë Edi Rama pot ë dojë ka një dhomë në kat të parë për të bërë grevën e urisë. Por ai nuk vdes kurrë se nuk do të hyjë kurrë. Megjithatë thuaji mikut që do t’i bëj funeralin shtetëror më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe fjalimin më të bukur nekrologjik,“-tha Berisha në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Greva e socialistëve nisi më 1 maj dhe përfundoi pas 18 ditësh. 22 deputetë të Partisë Socialistë dhe 180 mbështetës të opozitës nisën grevën e tyre të urisë pa afat para Kryeministrisë si formë proteste për realizimin e kërkesave të opozitës për transparencën zgjedhore.

Disa nga deputetët grevistë ishin; Saimir Tahiri; Arben Malaj, Olta Xhaçka, Besnik Karaj, Enkelejda Shkreli, Shega Ligori, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Besnik Bare, Artan Gaci, Skënder Hasa, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin Koçi, Arben Ahmetaj, Agim Leka, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Ilir Beqja dhe Eltar Deda.

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “‘Jam shtrirë dhe po vdes!’/ Berisha tregon bisedën me Ramën para grevës së urisë: Do t’i bëj funeralin shtetëror më madhështor që ka njohur Shqipëria (VD)

  1. ky mashtruesi plak eshte kampjon ne genjeshtra e tij.duhet te marre medaljen Genjen pa u skuqur

  2. E ka gjet halli shqiperine me kesisoj gomeresh!!!

Shto Koment