Politike

“Jam më e majtë se Rama”/ Besa Shahini: Partia Socialiste nuk është e majta e vjetër apo ajo populiste

Besa Shahini ka deklaruar se në bindjet ideologjike ajo është më e majtë se Edi Rama dhe Partia Socialiste.
Featured image of article: “Jam më e majtë se Rama”/ Besa Shahini: Partia Socialiste nuk është e majta e vjetër apo ajo populiste Besa Shahini

TIRANË– Pas largimit nga posti i ministres së Arsimit,Besa Shahini deklaroi në emisionin “Open’  se në bindjet ideologjike ajo është më e majtë se Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ministrja theksoi më tej se  PS shqiptare nuk është një e majtë e vjetër dhe populiste, por është më centriste se do të donte ajo.

“Unë jam më e majtë në ideologji se sa e majta e Ramës. PS nuk është e majta e vjetër apo ajo populiste, është një e majtë centriste, por jo aq sa do të doja unë. Kjo nuk ka qenë problem apo ja ndarje mes meje dhe Ramës, pasi mes nesh nuk ka ndarje” – u shpreh Shahini në “Open”.

Më tej ajo nënvizoi se nuk do të largohet nga qeveria e Edi Ramës për tu kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje, si një ish-mbështetëse e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Po, kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë një organizatë që ka artikuluar një të majtë të re dhe që ka artikuluar për Bashkimin Kombëtar. Por kur neve na erdhi oferta, VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri. Kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë’, Nuk do të largohen nga PS-ja për t’u bashkuar me VV-në”,  tha Shahini.

Kjo deklaratë e ministres vjen, pasi dje kryeministri Edi Rama i dha lamtumirën Besa Shahinit.  Rama menjëherë dha lajmin se zëvendësuesja e Shahinit është Evis Kushi. Kjo e fundit, me vendim të kreut të qeverisë do të jetë tashmë në krye të Ministrisë së Arsimit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment