LIVE UPDATES
Bota

‘Jam kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë’/ Flet Thaçi: I propozova Kurtit referendum, s’ma vuri v

1 Prill 2020, 20:56 Nga DOSJA
‘Jam kundër shkëmbimit të territoreve me

PRISHTINË– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin Pressing të T7 është shprehur se gjatë takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, i ka propozuar këtij të fundit referendumin për çështjen finale të mbylljes së dialogut me Serbinë.

Në takimin me Kurtin ia kam propozuar ligjin për referendum për mbylljen e çështjes së dialogut Kosovë Serbi, për një marrëveshje finale. Ai e mori me skepticizëm dhe e pashë se nuk pati përqëndrim”, është shprehur Thaçi.

Thaçi foli edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u shprehur se kurrë nuk ka ekzistuar një marrëveshje e tillë.

“Unë asnjëherë nuk kam folur për shkëmbim të territoreve, gjithmonë kam thënë jo autonomi, jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve”, shtoi presidenti.

Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci shkëmbimi i territoreve kosove serbi albin kurti hashim thaci shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll