Sport

“Jam kundër bojkotit, Koçoja të mos i bëj presion qeverisë”, Safet Gjici flet për çështjen titull, “kunj” presidentit të Apolonisë dhe i jep besim Nderim Nexhipit

Për të qetësuar situatën e klubit ka menduar Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit dhe njëkohësisht president nderi i klubit ka folur në lidhje me skuadrën, duke përmendur se ekipi i tij do të jetë edhe këtë vit për titull
Featured image of article: “Jam kundër bojkotit, Koçoja të mos i bëj presion qeverisë”, Safet Gjici flet për çështjen titull, “kunj” presidentit të Apolonisë dhe i jep besim Nderim Nexhipit Safet Gjici
Përditësuar:

KUKËS– Skuadra e Kukësit është ende një kantier në ndërtim. Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga mbyllja e merkatos, blutë e kanë parë veten ti largohen një pjesë e madhe e titullarëve. Një “hemoragji” e tillë ka shqetësuar tifozët verilindor të cilët po e shohin si politikë të gabuar largimet e titullarëve. Megjithatë për të qetësuar situatën ka menduar Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit dhe njëkohësisht president nderi i klubit ka folur në lidhje me skuadrën, duke përmendur se ekipi i tij do të jetë edhe këtë vit për titull

“Ne ekipin e bëjmë gjithnjë për titullin kampion, sërish jemi për titull pavarësisht se shumë zëra flasin ndryshe. Unë kam biseduar me klubin dhe klubi është në rrugën e duhur. Janë larguar disa lojtarë që nuk ishin në planet e trajnerit, klubi ka ato strategjitë e veta, natyrisht që ne kemi një grup me një moshë mesatare jo më shumë se 26 vjeç dhe besojmë shumë të stafi teknik dhe tek lojtarë që mund të realizojnë objektivin titull për këtë. Flitet vetëm për largime, por jo për afrime, janë marrë disa lojtarë shumë të mirë dhe ky është një problem i madh i mediave, abuzojnë në këtë pikë. Kështu thonë çdo vit për Kukësin që u shkatërrua, por tifozët të rrinë të qetë se nuk kanë parë asgjë akoma.”

Safet Gjici foli edhe për zërat që e bënin të larguar drejtorin sportiv të klubit Nderim Nexhipi. Kryetari i Bashkisë theksoi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se Nexhipi do të vazhdojë punën në klub.

“Nexhipi vazhdon të jetë drejtor teknik i klubit. Nexhipi do të bëj një merkato shumë të fortë, siç ka bërë deri më tani. Do blejmë edhe 2-3 lojtarë deri në fundin e merkatos dhe nuk ka nevojë më shumë trajneri Gega për të kompletuar ekipin në të gjithë ato reparte që ka pasur probleme dhe unë besoj fortë tek këta lojtarë të cilët janë të rinj në moshë por janë shumë cilësorë, të sprovuar edhe me ndeshjet në Europë. Unë besoj se klubi është në rrugën e duhur dhe do të shihni një fytyrë tjetër të ekipit të Kukësit dhe një lojë tjetër.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund Gjici foli edhe në lidhje me bojkotin e kampionatit, Gjici shprehet se klubi i tij nuk ka firmosur kurrë për bojkot dhe në një farë mënyre ka ironizuar edhe presidentin e Apolonisë Koço Kokëdhima se po e bën politikisht gjithë këtë bojkot

“Të bësh bojkot pafundësisht nuk jam dakord. Lojtarët duan rrogat, kush ja paguan? Këto katër kërkesa janë në të mirë të klubeve, fusin klubet në formalizim por bojkot pa fund nuk mund të ketë. Të dëgjosh një njeri që ka ardhur dje në Superligë, dhe e bën politikisht këtë, siç është Kokëdhima, kjo është e papranueshme për ne që jemi prej vitesh pjesë e Superligës. Unë i bëj thirrje të gjithë kolegëve të mos heqin dorë nga kërkesat por për këto duhet të ulen në tavolinë, të gjemë zgjidhje.Shantazhe e presione qeverisë nuk mund t’i bëj as Koço e askush tjetër si ai. As ai që e ka fut dhe e ka nxit të merret me këtë punë. Me qeverinë duhet të ulemi në tavolinë, çdo gjë është e zgjidhshme nëse ulemi në tavolinë, është e mundur.” Përfundon Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment