LIVE UPDATES
Editorial

Jam konfuze

14 Nëntor 2020, 17:52 Nga DOSJA
Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një temë çfarëdo dhe do të shihni se si në secilën prej tyre keni diçka të qartë për të thënë dhe dini me siguri relative se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.

As unë nuk bëj përjashtim nga kjo. Por në këtë rastin e pandemisë, nëse duhet ta mbajmë karantinë pjesërisht apo të plotë, për sa kohë duhet, kush duhet të karantinohet e kush jo, nëse shkollat ​​duhet të vazhdojnë kështu apo të kalojnë online (ku është e mundur), me pak fjalë, nëse duhet të mbizotërojë kujdesi për jetën apo për ekonominë, nuk di çfarë të them. Jam konfuze.

E kam shumë të qartë që njerëzit duhet të punojnë, në një normalitet relativ, se është e pamundur t’i mbash të gjithë të mbyllur dhe me subvencione nëse disa nuk i prodhojnë ato subvencione. Por a duhet rikthyer karantina, sa të rrezikuar e kemi jetën, por deri tani a e kemi pasur në rrezik, këto përgjigje unë nuk di t’i jap.

Unë i kuptoj shumë mirë bizneset; por gjithashtu kuptoj edhe mjekët e infermierët, ata që duhet të rrezikojnë dhe që ndiejnë realitetin e menjëhershëm të sëmundjes dhe shohin vdekjet nga afër. Nuk mendoj se jam e vetmja konfuze. Imagjinoj që pas disa vitesh do të shfaqen disa studime shumë interesante që do të tregojnë se cilat ishin politikat më të suksesshme, ku dështuan, ku ishin të suksesshme, cilat vende gënjyen në raportet e tyre, cilat aplikuan strategjitë më efektive, nëse duhej të ishin hapur fluturimet, shkollat dhe plazhet etj, etj. Shumë nga gjërat që kanë ndodhur, parë nga sot, ishin të parashikueshme dhe të pritshme. Ne e dinim që diçka e tillë do të ndodhte një ditë, por gjithmonë mendonim se ajo ditë do të ishte nesër dhe jo sot.

Por sot ajo që më tremb më shumë nuk është pandemia por se qeveritarët nuk janë njerëz që iu lejohet të dyshojnë. Supozohet se, nëse ata janë atje, kjo është për shkak se ata e dinë në secilën situatë dhe në çdo kohë se çfarë duhet të bëjnë, se ata e dinë atë me siguri dhe kanë aftësi për veprim. A ka parë dikush që një qeveritar të hezitojë të përgjigjet për diçka në publik? Në ndonjë fjalim të tyre, a keni dëgjuar ndonjë politikan të thotë se ai nuk di çfarë të bëjë, edhe kur përballet me pyetjet më të çuditshme nga gazetarët? Ndoshta kjo do të konsiderohej vdekja e tij. Madje ata dhe kur nuk kanë gjë për të thënë ashtu si ministri fuqiplotë Ahmetaj thonë diçka që “të tallin b*thën”. Kryeministri ynë nuk bën përjashtim. Ai që në fillim ka ditur gjithçka, ai e dinte që ishim në luftë, ai e dinte se kishim një armik të padukshëm, ai e dinte se duhet të mbylleshim në karantinë, ai e dinte se kur virusi lodhej dhe duhet të pushonte ne mund të dilnim, herë nënat me fëmijë e herë pleqtë, pra ai dinte gjithçka. Ai dhe ministrat e tij edhe sot vazhdojnë të dinë gjithçka, ata e dinë që tani nuk rrezikojmë si në mars edhe pse po arrijmë 600 raste në ditë, ata e dinë se shkollat tani nuk janë më rrezik si ishin në mars, madje ata e dinë se ekonomia jonë do të rritet shumë më shumë edhe se vendet e zhvilluara, se rritja e borxhit nuk është aspak gjë e keqe se Japonia e ka në nivele shumë më ta larta se ne. Kjo qeveri gjithmonë di se ç’bën, ashtu siç historikisht të gjitha qeveritë tona kanë ditur se ç’bënin, vetëm ne populli jemi të pa gëdhendur, ne nuk kuptojmë, ne nuk dimë.  Duhet ta pranojmë se jemi thjesht një popull i hutuar që udhëhiqet nga një qeveri që kurrë nuk gabon. Shkurt ne jemi mosmirënjohësa. E megjithatë, gjëja e arsyeshme për të bërë do të ishte të votohej për dikë që nuk di gjithmonë çfarë të bëjë, sepse një politikan i tillë kur vjen në pushtet, ka më shumë të ngjarë të kërkojë dhe, mbi të gjitha, të dëgjojë këshilla, të kërkojë ndihmë dhe të jetë i gatshëm për të ndrequr.

Le ta pranojmë të gjithë se jemi konfuz se duhet ta shohim situatën hap pas hapi, duke ditur se mund të bëjmë gabime, se duhet të dëgjojmë, se nuk është koha të tregojmë siguri të rreme dhe se të gjithë duam të arrijmë të gjallë në skajin tjetër të normalitetit të ri.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 10 Nëntor 2020, 15:29

Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Gjyqi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së që drejtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ka nxitur një reagim pothuajse të unifikuar në Shqipëri. Nga njër...

Editorial 9 Nëntor 2020, 08:11

Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë...

Editorial 7 Nëntor 2020, 10:42

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane....

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni