Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
“Jam i vendosur”/ Basha: Do të bëj të mundur hapjen e negociatave me BE
8 Prill 2021, 21:14Nga DOSJA
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, tha në studion e emisionit “Real Story”, se një nga angazhimet e 100 ditëve të para të tij si kryeministër, pas 25 prillit, do të jetë hapja e negociatave.
Ai tha se 25 prilli është një betejë mes një drejtimi që sipas tij, të lë në vendnumëro në arsim, shëndetësi dhe ekonomi, e nga krahu tjetër, një drejtimi që të mundëson në nivele të larta këto komponentë.
“Jam i vendosur që brenda 100 ditët e para të bëj të mundur hapjen e negociatave, kjo do të thotë që Reforma në Drejtësi të përparojë sipas standardeve Evropiane. Të mbyllur në politikën e Tiranës gjërat do të jenë ashtu siç e përshkruani ju. Zgjedhjet e 25 prillit s’janë as për Bashën apo Ramën. 25 prilli është procesi zgjedhor i Shqipërisë. A do ti japin një shans që fëmijët e tyre të largohen në emigracion? Do t’i japin shans një qeveria që për kaloi shëndetësinë në kolaps, dot ë pranojë degradimin e një arsimi kokëposhtë. Do ta lënë edhe katër vite të tjera? Apo do të na japin një shans që të rinjtë shqiptarë të kenë kushte standarde si Evropë. Investimet e fundit strategjike me të huaj janë ata me PD. Devolli dhe TAP. Nuk ka shans që shqiptarët të mos ta kuptojnë që 25 prilli është mundësia e fundit për normalizim, mundësia të kapim trenin në Evropën. Në çdo fushë qeveria ka dështuar. Mjaftonte vëmendja juaj për ta parë. 6 muaj më parë, pedagogët, femurët, a keni diskutuar me PD dhe të pyesni për formulimin e pyetjeve të PD. Shko tek Shqipëria Fiton.Al, ke programin aty. Garancia për 25 prillin është që PD vjen para shqiptarëve me aftësinë për t’i shërbyer qytetarëve”, u shpreh Basha.
MARRË NGA BALKANWEB
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, lidhur me kreu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar që tu përgjigjet pyetjeve, referuar ministrit Arben Ahmetaj. I ftuar në “Log”, gazetari Endri Xhafo e ...
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës se kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është ikonë e krimit...
TIRANË- Lulzim Basha tha se nuk i beson sondazheve të bëra nga mediat në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, pasi shtoi se nga takimet në terren, e ka ndjerë...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, erdhi me zgjidhje konkrete për pandeminë dhe pasojat që la pas tërmeti, në studion e emisionit “Real Story”, në “News 2...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta deklaruar se dy personave që nuk do ia jepte kurrë votën për të qënë President të Shqipërisë janë Fatos Nano dhe Edi Rama. Në ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se në të gjitha familjet shqiptare nevoja për ndryshim ka ardhur para pandemisë dhe para tërmtit.Në një intervi...