Showbiz

“Jam i prekur, duroni se do marrim fund”, si e ndjeu Vik Kraja infektimin e të atit që u kthye nga pensioni në krye të detyrës

Në një foto të publikuara para disa ditësh në profilin e tij në Instagram, Viki u kërkoi shqiptarëve që të rrinin në shtëpi, sepse ndryshe mund të marrin fund, teksa prezantoi edhe të atin që nga mjek pensionist ishte kthyer në krye të detyrës.
Featured image of article: “Jam i prekur, duroni se do marrim fund”, si e ndjeu Vik Kraja infektimin e të atit që u kthye nga pensioni në krye të detyrës Dhimiter Kraja dhe Vik Kraja

TIRANË– Dj Vicky (Vik Kraja) e kishte ndjerë që i ati mund të infketohej, teksa ndodhej në vijën e parë të luftës me Covid-19. Në një foto të publikuara para disa ditësh në profilin e tij në Instagram, Viki u kërkoi shqiptarëve që të rrinin në shtëpi, sepse ndryshe mund të marrin fund, teksa prezantoi edhe të atin që nga mjek pensionist ishte kthyer në krye të detyrës.

Heronjtë e nesërmes. Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne. Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI,“- shkruante Viki.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë DJ mori lajmin e keq, teksa u bë publik se i ati ishte infektuar me koronavirus. Doktor Dhimitër Kraja, i njohur nga kolegët e tij si Luli rezutloi pozitiv në testin ndaj Covid-19.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment