Aktualitet

‘Jam i pafajshëm’/ 19-vjeçari shqiptar flet për vrasjen e studentes në Rodos: Kalova tmerr, ende dridhem

19-vjeçari shqiptar dhe se ai ishte i pafajshëm dhe se ishte futur në burg padrejtësisht. 
Featured image of article: ‘Jam i pafajshëm’/ 19-vjeçari shqiptar flet për vrasjen e studentes në Rodos: Kalova tmerr, ende dridhem Viktima dhe dy të akuzuarit për vrasjen e saj

GREQI– I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e studentes Helena Topaloudi është vetëshpallur i pafajshëm në Gjykatë.

Gjatë gjyqit, 19-vjeçari shqiptar dhe se ai ishte i pafajshëm dhe se ishte futur në burg padrejtësisht. 

Unë jam i pafajshëm, jam në burg padrejtësisht. Gjithçka ka kohën e saj dhe gjithçka do të korrigjohet,”-tha ai, kur u pyet nga gazetarët për vrasjen e studentes.

Më pas në Gjykatë i përballur me shokun e tij, Luca dhe i pyetur lidhur me ngjarjen u shpreh: Nuk dua të kujtoj tmerrin që kalova. Ishte e tmerrshme. Unë nuk dua t’i kujtoj ato sepse thjesht po dridhem nga ideja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i 21-vjeçares u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

Pavarësisht plagëve të marra, sipas ekspertiza mjeko-ligjore vdekja e Elenit ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det.

Shto Koment