Sport

“Jam i lumtur që kam vendosur emrin tim të vogël, në atë të këtij klubi të madh”

De La Morena, gazetar i “El Transistor”, ka treguar se arsyeja e largimit të sulmuesit Diego Kosta ka qenë një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones, ku palët ishin shumë afër konfrontimit fizik
Featured image of article: “Jam i lumtur që kam vendosur emrin tim të vogël, në atë të këtij klubi të madh”

SPANJE – Pasi i dha fund bashkëpunimit, Diego Kosta ka përshëndetur tifozët e Atletiko Madridit, me një postim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram:

“Unë jam i trishtuar që nuk jam më pjesë e kësaj familje, por i lumtur që kam qenë pjesë e saj. Këtu kam jetuar momente të vështira, nga e cila jam gjithmonë i lehtësuar falë ndihmës së mjekëve, fizioterapistëve dhe kolegëve të mi. Kam përjetuar edhe momente të lumtura që tashmë janë në kujtesën time, por dhe në tuajën.

Unë dua t’ju them, se jam i lumtur që kam qenë në gjendje të bëj histori dhe që kam vendosur emrin tim të vogël në atë të këtij klubi të madh. Eshtë diçka që unë gjithmonë kam dashur, por kurrë nuk e kam imagjinuar se do të ndodhte…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë nuk dua të them atë që të gjithë thonë kur largohen nga një klub. Ai që unë do të jem një më shumë. Jo. Unë e tregova atë në fushë, e tregova në çdo ndeshje … Unë jam tashmë një sportist,”– ka shkruar sulmuesi Diego Kosta.

Ndërkohë është mësuar edhe arsyeja e largimit të Kostës nga Atletiko Madrid, gjë që i ka befasuar tifozët. Të vërtetën e ka zbuluar De La Morena, gazetar i “El Transistor”. Ky ka treguar, se sulmuesi me origjinë braziliane ka pasur një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones, ku palët ishin shumë afër konfrontimit fizik.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment