Aktualitet

“Jam i gatshëm të përballem”, Klodiana Lala tregon telefonatën me të shpallurin në kërkim, çfarë i tha Kelmend Xhaferri

E ftuar në 'Opinion', Lala tha se ka qenë vetë Xhaferri ai që e ka telefonuar dhe që biseda mes tyre është regjistruar.
Featured image of article: “Jam i gatshëm të përballem”, Klodiana Lala tregon telefonatën me të shpallurin në kërkim, çfarë i tha Kelmend Xhaferri Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kelmend Xhaferrin, i cili është shpallur në kërkim për masakrën e Elbasanit.

E ftuar në ‘Opinion’, Lala tha se ka qenë vetë Xhaferri ai që e ka telefonuar dhe që biseda mes tyre është regjistruar.

Lala tha se vetë Xhaferri i ka thënë se është i gatshëm që të përballet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më ka telefonuar, e kam të regjistruar bisedën, i thashë, e lajmërova edhe palën tjetër që po e regjistroja. më tha që është i gatshëm të përballe, e kam të regjistruar,”- tha Lala ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment