Showbiz

‘Jam frikacak’/ Arjan Çani tregon “skemën”: Ja ç’bëra kur ra tërmeti i madh, s’u ngrita nga krevati

Moderatori Arjan Çani ka treguar "stilin" me të cilin të gjithë të mos i ndjejnë lëkundjet e tërmetit.
Featured image of article: ‘Jam frikacak’/ Arjan Çani tregon “skemën”: Ja ç’bëra kur ra tërmeti i madh, s’u ngrita nga krevati Arjan Çani

TIRANË– Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka treguar sekretin se si e ka përjetuar tërmetin e tre netëve më parë. Ai ka treguar “stilin” me të cilin të gjithë të mos i ndjejnë lëkundjet e tërmetit.

“Duke qënë se kisha eksperiencë nga tërmeti i kaluar. Se jam frikacak. Më erdhi një ide origjinale. Nuk u ngrita nga krevati, dhe fillova të ndiqja ritmin e tërmetit. Më shpëtoi nuk e ndjeva fare.  Kush ka frikë nga vdekja, vari lesht. Unë kam frikë nga lëkundjet,“-tha Çani. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment