Showbiz

‘Jam e shkatërruar’, Ariana Grande anulon koncertet dhe kërkon falje tek fansat

Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën e saj kohët e fundit dhe përfundimisht Ariana heq dorë nga muzika për pak kohë, për shkak të problemeve shëndetësore.
Featured image of article: ‘Jam e shkatërruar’, Ariana Grande anulon koncertet dhe kërkon falje tek fansat Ariana Grande.

Këngëtarja, Ariana Grande anuloi dy prej koncerteve të radhës të turit “Sweetener”, për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo nuk do të këndojë në Tampa dhe Orlando, pasi siç ka treguar edhe në Instagram, i duhet patjetër të pushojë.

“U zgjova tmerrësisht e sëmurë sot, shkova me vrap tek doktori dhe ai më tha t’i shtyj koncertet e sotme dhe të nesërme. Jam e shkatërruar.”-shkruan Grande.

Dy koncertet do të mbahen në një të ardhme jo shumë të afërt, për shkak se i duhet të vijojë me turin, raporton Daily Mail.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Ariana Grandes.

Që kur filloi turin Sweetener në mars, Ariana Grande po e përjeton shumë si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Në prill, ajo i shprehu një fanseje në Twitter shqetësimin se i duhen shumë energji për të përballuar gjithë koncertet dhe punën e madhe.

L.K/Dosja.al

Shto Koment