Showbiz

‘Jam burrë i martuar’, Kejsi e quan prostitutë brunen seksi që u puth me Stresin: Shpirt urime…(FOTO)

Kejsit akoma nuk i ka ikur inati me veprimin që ka Stresi prandaj dhe ka vijuar me një tjetër status në rrjetet sociale ku thotë se çdo kush që fle me një burrë  të martuar është një prostitutë.
Featured image of article: ‘Jam burrë i martuar’, Kejsi e quan prostitutë brunen seksi që u puth me Stresin: Shpirt urime…(FOTO)

TIRANË- Stresi është ndarë prej disa muajsh me ish-të dashurën e tij, Kejsin.

Pavarësisht ndarjes dyshja vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë, pasi sërish ato vazhdojnë t’i dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrit përmes postimeve që bëjnë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ditën e djeshme në  mediat rozë qarkulloi një video ku  Stresi shfaqej nën shoqërinë e një vajze brune të cilën e puth në faqe. E menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, Stresi reagoi ashpër kundër mediave  duke thënë se nuk  të lënë  rehat as të  dalësh.

“Jeni shumë fundërrina ju media rozë ju q*****a listën e dasmës. S’guxo robi me dal prej shtëpie,”ka shkruar Stresi në postimin e tij në Instastory.

Ndërsa menjëherë erdhi edhe reagimi i ish-të dashurës së reperit ku shkruan: Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur.

Por mesa duket Kejsit akoma nuk i ka ikur inati me veprimin që ka Stresi prandaj dhe ka vijuar me një tjetër status në rrjetet sociale ku thotë se çdo kush që fle me një burrë  të martuar është një prostitutë.

“Unë kurrë nuk e kam menduar shprehjen “Mashtrimi i një gruaje të mirë është sikur të zgjedhësh plehera mbi thesar” Do ta aplikoja tek vetja ime por jeta të jep atë që ti nuk e pret. Nuk ka rëndesi si unë provova t’i vendos gjërat prapa meje në heshtje, por ato mu përplasën në fytyrën time, kështu që tani më në fund do them diçka publikisht. Kjo shkon për gjithë ato vajza që krenohen duke fjetur me një burrë të martuar, shpirt urime ti je nje prostitutë. Por gjithçka që dua të them për ju është që të paktën të jeni të mirë në punën tuaj.”-shkruan Kejsi.

Ndërkohë nga ky postim i  Kejsit kuptohet se Stresi është vërtet në një lidhje me këtë vazjë të re, edhe pse në një  nga intervistat e tij të  fundit  ai  tha  se jam i martuar, prandaj  dhe ish partnerja e tij e ka përmendur sërish që Stresi është një burrë i martuar.

A. C/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment