Virale

‘Jam binjak’/ Rama zilepset nga shenja e Bashës por edhe Grida Dumës, mund t’i besojmë më tani që na gënjeu për Horoskopin?

Kryeministrit Edi Rama, ai ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 dhe sipas astrologjisë i përket shenjës së GAFORRES. E këtu, xhanëm, ta hajë dreqi, nuk kemi dyshime... Por kë kishte në mendje Rama kur përmendi shenjën e binjakëve?
Featured image of article: ‘Jam binjak’/ Rama zilepset nga shenja e Bashës por edhe Grida Dumës, mund t’i besojmë më tani që na gënjeu për Horoskopin? Edi Rama dhe Lulzim Basha

LAÇ– Më 11 dhjetor, kryeministri hodhi pelerinën e zezë në shpinë dhe u nis për në Laç. Vajti, u ul, i takoi, por puna qe keq.

Laçjanët, të ngurtë nga natyra e të stërvitur nga fati, nuk i hëngrën thatë batutat e të parit. Ai ua ktheu me misogjenizma (batuta për gjininë), ata hiç… tentoi të hynte në bisedë më pleqtë rrotull, dhe ata donin afate kur do hynin nëpër shtëpira. Me shpejtësinë që një i uritur ha sufllaqene e parë pasi merr rrogën e vonuar prej tri muajsh, ashtu bloi një mendim.

Thirri në ndihmë të parin që i doli e ishte edhe shpirti i tij binjak… në siklet e sipër tha dhe me krenari se ishte binjak në Horoskop…

PJESË NGA BISEDA: (Fillimisht lexoje, po mos u mërzit se e kemi edhe me video)

Banori: Jam 56 vjeç
Edi Rama: Ça ditëlindje, 64 je?
Banori: 64
Edi Rama: Qenkemi moshatarë bashkë, Ca muaji ke lindur?
Banori: Më 10 qershor
Edi Rama: Më 10 qershor? Ca shenje i bie të jetë ky?
Të tjerët: Binjakët
Edi Rama: ja dy binjakë *e përqafon

Binjakët? Binjakët?

Ashtu siç e ka deklaruar edhe vetë kryeministrit Edi Rama, ai ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 dhe sipas astrologjisë i përket shenjës së GAFORRES. E këtu, xhanëm, ta hajë dreqi, nuk kemi dyshime… se nuk të lë vend për të dyshuar as sjellja e tij, pasi Rama është një “gaforre” tipike.

Shenja e gaforres është një ndër shenjat më emotike të horoskopit. E udhëhequr nga planeti i hënës, personat e shenjës së gaforres janë të tërhequra nga arti dhe nga familja. Ndjeshmëria e tyre, bën që shumë prej tyre të shkëlqejnë në fushën e artit (Rama ka qënë pedagog). Gaforret gjithashtu kanë tendencën të jenë edhe liderë të mirë, por duke marrë parasysh rrezikun që në një moment të vogël irritimi të kthehen në arrogantë duke e harruar anën e tyre të ndjeshme.

Por kë kishte në mendje Rama kur përmendi shenjën e binjakëve?

Kryedemokrati Lulzim Basha feston ditën e tij të lindjes në 12 qershor…pra një binjak. Bashkë me Grida Dumën dhe Tom Doshin, Basha radhitet ndër politikanët që i përkasin shenjave të tokës: elokuent, social, i pavendosur; i dyzuar dhe… ups humba!

Por të rikthehemi në temë! Përse kryeministrit Rama gënjeu për shenjën e tij të horoskopit? Ka pasur ndonjë gabim në certifikatën e tij të lindjes, ka simpati të pamasë për karakterin plot ngjyra të binjakëve apo thjesht për empati ndaj banorit të prekur nga tërmeti?

Rama duhet të sqarojë deklaratën e tij, e cila mund t’u shkaktojë shumë njerëzve konfuzion. Si mund t’u besojnë njerëzve një kryeministrit që gënjen edhe për shenjën e horoskopit? Nëse gënjen për një fakt që është shkruar e bardha në të zezë, për çfarë tjetër mund të jetë i aftë kryeministrit që të mos tregojë të vërtetën?

Ky detaj (minimalist që do të vinte re vetëm një person i shenjës së virgjëreshës) duhet të sqarohet sa më parë ndryshe të gjithë ndjekësit e astrologeve shqiptarë do të ‘shkundin’ votën tjetërkund në zgjedhjet e ardhshme.

Rama mos gënje, ne të duam një Gaforre, se Binjak kemi Bashën, na del, na tepron dhe e ndajmë edhe me Monika Kryemadhin madje, Luan jemi vetë, jo Luan Rama jo…

T’a kemi falur aeroportin e Kukesit që na gënjeve, edhe 300 mijë vendet e punës, edhe dorashkat që s’kishin emergjencat, por këtë jo, të na gënjesh për horoskopin, s’bëhet kjo punë. Mblidh mendjen se hyn Mërkuri në prapavijë këto ditë, dhe parashikohen çudira.

(Dosja.al)

Shto Koment