Showbiz

“Jam bi apo çfarë…”, Zhaklina Lekatari tregon se ka puthur dy vajza në buzë, ngre dyshime për preferencat e saj seksuale: Nuk do e harroj kurrë

VIDEO
Teksa Roza e ka pyetur nëse ka puthur ndonjë vajzë, gazetarja dhe blogerja Zhaklina Lekatari ka thënë hapur se ka puthur dy vajza në buzë.
Featured image of article: “Jam bi apo çfarë…”, Zhaklina Lekatari tregon se ka puthur dy vajza në buzë, ngre dyshime për preferencat e saj seksuale: Nuk do e harroj kurrë Zhaklina Lekatari.

TIRANË– Blogerja e njohur shqiptare, Zhaklina Lekatari teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora të Roza Latit ka folur për temat rreth seksit.

Në lojën që moderatorja zhvillon zakonisht me të ftuarit “E kam bërë, nuk e kam bërë kurrë” me dy të ftuarat, Zhaklina Lekatari dhe Leila Kraja, Zhaklin ka treguar disa të vërteta për jetën e saj.

Teksa Roza e ka pyetur nëse ka puthur ndonjë vajzë, ajo ka thënë hapur se ka puthur disa vajza në buzë.

(Dëgjoni minutën 1:14:00 )

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka ndodhur me dy vajza të ndryshme, një herë kur kam qenë në Itali, në moshën 20-vjeçare. Më pëlqente shumë ajo shoqja ime, ishte binjake me një vajzë tjetër. Kishte një lëkurë të bardhë, nuk do ta harroj kurrë, kishte shumë tatuazhe dhe ajo lëkura e bardhë bënte shumë kontrast, ishte dhe agresive por edhe e pafajshme. Në atë periudhë pata edhe disa dyshime, jam bi, çfarë jam unë, jam hetero, jam gey? U putha por nuk ndodhi gjë tjerër midis nesh. Një rast tjetër para nja 7 vitesh me një vajzë italiane, por thjesht u puthëm. Nuk kam pasur asnjë herë eksperiencë seksuale me një vajzë.”- ka thënë ajo.

A.C/Dosja.al

Shto Koment