Aktualitet

“Jam bërë për të vrarë veten”/ Djemtë i ekzekutuan të dashurin taksist, Mejte Shera tremb me deklaratën

Ajo tregon se tashmë nuk ka më motiv për të jetuar, sidomos pasi mori vesh që djemtë e saj ishin arrestuar për vrasjen e të dashurit të saj.
Featured image of article: “Jam bërë për të vrarë veten”/ Djemtë i ekzekutuan të dashurin taksist, Mejte Shera tremb me deklaratën Abdulla Budlla, Arsil e Saimir Shera

TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur nga deklarata e Mejte Sherës, gruas që rezultoi që kishte lidhje intime me taksistin Abdulla Budllën që vetëm pasditen e 3 gushtit, djemtë e saj e vranë. Mësohet se Shera, gjatë marrjes në pyetje përpara grupit hetimor, ka rrëfyer se lidhja me viktimën kishte nisur para gjashtë viteve.

Ajo tregon se tashmë nuk ka më motiv për të jetuar, sidomos pasi mori vesh që djemtë e saj ishin arrestuar për vrasjen e të dashurit të saj.

Kur  u njoha me Dullën nuk vazhdoja më me burrin. Atij i thashë që më kishte rrahur dhe do e takoja vetëm për shkak të fëmijëve. 4 vite kam takuar Dullën, por vajza në Itali dhe fëmijët e tjerë më thanë që po na turpëron dhe isha shkëputur pak. E takoja Dullën në fshehtësi, e kam mik. Përdorja faktin që ai ishte taksist dhe e takoja. Unë jam bërë për të vrarë veten. Futa djemtë në burg. Fëmijët nuk më flasin më. Shkatërrova familjen. Mendoja kush mund ta ketë vrarë, pasi djemtë më thanë që jo. Ata të familjes së Dullës nuk dinin gjë. Isha në siklet në varrim, për mua ishte shumë e rëndë. Kur m’u arrestuan djemtë për mua gjithçka mori fund. Jam bërë për të vrarë veten, s’e di si do jetoj”, – është shprehur ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës. Për vrasjen janë vënë në pranga dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, djemtë e Mejte Sherës, të dashurës së viktimës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment