Aktualitet

“Jam anëtar i një partie dhe aty do vdes”/ Prek aktori Mehdi Malkaj në protestë: Ne kemi vetëm shpirtin, do zënë vend ato shpirtrat e të atij Teatri?

Në fjalën e tij, aktori është shprehur se nuk ka shkuar për të protestuar si anëtar partie dhe është i kënaqur që prishja e godinës ka pasur edhe reagime tek njerëzit.
Featured image of article: “Jam anëtar i një partie dhe aty do vdes”/ Prek aktori Mehdi Malkaj në protestë: Ne kemi vetëm shpirtin, do zënë vend ato shpirtrat e të atij Teatri? Mehdi Malkaj

TIRANË– Aktori i njohur Mehdi Malkaj është i pranishëm në protestën e sotme, një ditë pas prishjes së Teatrit kombëtar.

Në fjalën e tij, aktori është shprehur se nuk ka shkuar për të protestuar si anëtar partie dhe është i kënaqur që prishja e godinës ka pasur edhe reagime tek njerëzit.

Do zënë vend ato shpirtrat e të atij Teatri? Na vranë fizikisht, jo shpirtërisht! Teatri është ëndërr, shpirt, dashuri, është histori. Unë kam ardhur këtu për Teatrin. Unë nuk jam anëtar partie. Gjithë jetën time nuk kam qenë anëtar partie. Unë jam anëtar i Partisë së Teatrit dhe aty do vdes. Pse nuk ishin paqësor këta që na erdhën? Ne paqësor jemi, kemi vetëm shpirtin. Ata erdhën të armatosur deri në dhëmbë. Më kënaqi fakti që ka kaq shumë njerëz,”-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment