Aktualitet

Jahti i braktisur në Shëngjin/ Mediet  turke: Më 23 gusht u nis nga Kroacia, familjarët e biznesmenit turk drejt Shqipërisë

Jahti rezulton të jetë  në pronësi të një biznesmeni turk, Sevgin Yavuz 31-vjeç, i cili është shumë i njohur në vendin e tij.
Featured image of article: Jahti i braktisur në Shëngjin/ Mediet  turke: Më 23 gusht u nis nga Kroacia, familjarët e biznesmenit turk drejt Shqipërisë Jahti i braktisur në Shëngjin dhe pronari i tij, Sevgin Yavuz

TURQI- Mediet  turke japin detaje të reja për jahtin e braktisur në Shëngjin. Sipas “Hurryiet”  bëhet me dije intenerari i jahtit para nisjes. Më 23 gusht u nis nga porti i Kroacisë, për të mbërritur më 28 gusht në brigjet e Budvës.

Jahti rezulton të jetë  në pronësi të një biznesmeni turk, Sevgin Yavuz 31-vjeç, i cili është shumë i njohur në vendin e tij.

“Policia shqiptare ka raportuar se jahti që është gjetur në portin e Shëngjinit i përket Sevgin Yavuz. Uniformat blu të Shqipërisë thonë se Sevgin Yavuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit. Sipas policisë shqiptare, biznesmeni turk akoma nuk është gjetur, kurse  të afërmit e tij kanë udhëtuar drejt Shqipërisë”,  thuhet në mediat e shtetit të Turqisë.

Sipas burimeve, ata do të tërheqin mjetin lundrues, por pritet edhe të sqarojnë disa pikëpyetje mbi udhëtimin e familjarit të tyre përmes Mesdheut e Adriatikut.

Jahti luksoz u gjet i braktisur  dy ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz. Policia ka nisur hetimet për fatin e pronarit të ketij mjeti lunrues, por nuk dihet asgjë për të. 

Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment