Sport

Ja pse Haaland vazhdon të mahnisë, trajneri personal i norvegjezit: Mori 12 kile…

Në adoleshencë fiziku i tij ishte delikat, por trupi i tij ishte i predispozuar për këtë shpërthim muskulor
Featured image of article: Ja pse Haaland vazhdon të mahnisë, trajneri personal i norvegjezit: Mori 12 kile…
Përditësuar:

GJERMANI-Erling Haaland vazhdon të shënojë dhe të flitet për të. Goli në fundjavë i dha mundësinë norvegjezit që  t’i tregojë të gjithëve se është  akoma ai fenomen që u përfol gjatë për të, fillimisht me fanellën Salzburgut, pastaj me atë të Borussia Dortmund . Gjithë kjo formë kaq e mirë e lojtarit nuk është rastësi, pasi ai e ka arritur këtë formë falë trajnerit personal, Borre Steenslid, i cili i ka zhvilluar masat muskulare lojtarit në një hapësirë të shkurtër kohore.

Në adoleshencë fiziku i tij ishte delikat, por trupi i tij ishte i predispozuar për këtë shpërthim muskulor. Ish-futbollisti i Moldes dhe njëkohësiht trajneri personal i Haaland tregon gjithçka në lidhje me trupin e lojtarit.

“Fizika e tij i përgjigjet aq mirë stërvitjes, sepse sjell përfitime gjenetike”. Ai vuri dymbëdhjetë kile masë muskulae në 15 muaj. E pabesueshme!  Përveç stërvitjes së vështirë, Haaland i kushtoi shumë vëmendje dietës së tij: “Dhe të mendosh se më parë ai konsumonte një mal me ushqim të cilat nuk ishin të shëndetshme për një futbollist profesionist”. Përfundon trajneri personal i Haaland.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment