Aktualitet

U kapën dhe “Të fundit” e bandës së Rinasit/ PAMJET e aksionit të Policisë, vëllezërit mbështeten pas murit në korridorin e pallatit, gjenden edhe 130 mijë euro

VIDEO
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 pistoleta, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, dhe 133.960 euro.
Featured image of article: U kapën dhe “Të fundit” e bandës së Rinasit/ PAMJET e aksionit të Policisë, vëllezërit mbështeten pas murit në korridorin e pallatit, gjenden edhe 130 mijë euro Pamje nga arrestimi

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të dy vëllezërve, Eldi dhe Klement Çala, të dy të përfshirë në grabitjen e Rinasit vitin e kaluar. Për të realizuar kapjen e tyre u organizuar plot 300 forca policore, përfshirë “EnFAST”, RENEA-t dhe efektivë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja.

Të gjithë të maskuar, rrethuan vendin ku fshiheshin vëllezërit, Klement (32 vjeç) dhe Eldi Çala (35 vjeç), të dy të lindur dhe banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 pistoleta, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, dhe 133.960 euro.130

Me atë që duket nga pamjet, dy vëllezërit nuk kanë bërë rezistencë, ndërsa Policia u ka vendosur prangat në sheshpushimin e shkallëve teksa i kishte mbështetur pas murit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Të fundit”, për kapjen e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e vjedhjeve me armë, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Gjatë megaoperacionit, i cili u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019 që aktualisht ndiqet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht:

Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Ditën e sotme, janë arrestuar Klement dhe Eldi , dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment