Rajoni

Ja kush janë 5 të parët që do vaksinohen në Itali. Mes tyre asnjë i moshuar. Mbërrijnë ndihmat nga Belgjika

Vaksinimi në Itali do të nisë të dielën, në 27 dhjetor, lajm ky i konfirmuar nga ekspertët italianë. Deri më tani 9,750 doza të vaksinës Pfizer janë nisur nga Belgjika për në Itali, ku edhe do të ruhen në temperaturë -70 gradë për të shmangur "prishjen" e tyre. 
Featured image of article: Ja kush janë 5 të parët që do vaksinohen në Itali. Mes tyre asnjë i moshuar. Mbërrijnë ndihmat nga Belgjika Foto ilustruese

ITALI– Një infermiere, një punonjës azili,një studiues dhe dy mjekë nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë do të jenë pesë të parët që do të injektohen me vaksinën anti-COVID.

Sipas mediave vendase, vaksinimi në Itali do të nisë të dielën, në 27 dhjetor, lajm ky i konfirmuar nga ekspertët italianë. Deri më tani 9,750 doza të vaksinës Pfizer janë nisur nga Belgjika për në Itali, ku edhe do të ruhen në temperaturë -70 gradë për të shmangur “prishjen” e tyre. 

Ndërsa pasdite fushata e vaksinimit do të zhvillohet në të gjitha rajonet, ku 1.620 doza janë të destinuara për rajonin e Lombardisë, 955 doza për Lazion, 685 për Siçilinë dhe 910 për Piemonten.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani janë vendosur 287 qendra dhe spitale ku do të dorëzohen vaksinat, të cilat do të ndahen në dy doza secila. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment