Sport

Ja kush është trajneri i Premier League që do drejtojë Juventusin nga sezoni i ardhshëm

Klopp konsiderohet një lëvizje ideale për Juventusin dhe ndoshta ai do zhvendoset në Torino nëse italinai Allegri do largohet.
Featured image of article: Ja kush është trajneri i Premier League që do drejtojë Juventusin nga sezoni i ardhshëm

Sipas raporteve të fundit të Tuttosport, Juventus mundet të fillojë të përgatitet për një jetë pa Massimiliano Allegrin në fund të këtij sezoni.

Bardhezinjtë momentalisht duken se janë në rrugën e duhur për të fituar kampionatin e tetë rradhazi në Seria A, pasi qëndrojnë të pashqetësuar 11 pikë larg Napolit të vendit të dytë.

Sidoqoftë, Juventusi është jashtë Kupës Së Italisë pas difatës 3-0 me Atalantën dhe tani ata duhet të përballen me Atletiko Madrid në ndeshjen e parë për të siguruar një vend për çerekfinalet e Champions League.

Nëse Juventus nuk e fiton Ligen e Kampionëve do ketë shumë pyetje që do bëhen, por edhe nëse ata e fitojnë Allegri me shumë gjasa do largohet nga stoli i trajnerit.

Sipas Tuttosport, Juventus ka gati dy kandidatura për të zëvëndësuar italitanin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pari është francezi Zinedine Zidane, i cili ka kohë që konsiderohet nga klubi. Ai la punën si trajner i Real Madrid pasi fitoi 3 herë rrjesht Champions League me madrilenët.

Nëse kjo do ndodhte, francezi do bashkohej me Cristiano Ronaldon dhe ish klubin e tij ku ai shkëlqeu si lojtar.

Kandidati tjetër është trajneri i Liverpool, Jurgen klopp i cili ka marrë mjaft lëvdata për punën e mirë që ka bërë për “Reds” duke i kthyer përsëri ata në kandidatë kryesor për të ngritur titullin kampion të Premier League në këtë sezon.

Klopp konsiderohet një lëvizje ideale për Juventusin dhe ndoshta ai do zhvendoset në Torino nëse italiani Allegri do largohet.

B.N/dosja.al

Shto Koment