LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ja kush është armiku më i madh i një gruaje!

8 Gusht 2019, 18:31 Nga DOSJA
Ja kush është armiku më i madh i një gruaje!

Një grua ka nevojë të kalojë pak kohë edhe vetëm, por fatkeqësisht nuk e ka këtë luks.

Disa muaj më parë, ndërsa përpiqesha të gjeja pak kohë të lirë për të shkruar gjatë ditëve të ngarkuara me punë një koleg më sugjeroi të lexoja një libër që fliste për ritualet ditore të artistëve të njohur. Por në vend që këto rituale të më ofronin frymëzimin që shpresoja, ajo çka më bëri përshtypje rreth këtyre artistëve kreativë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin burra nuk ishin ritualet apo rutina e tyre por jeta e grave të tyre.

Marta Frojd jo vetëm që i lante Sigmundit rrobat çdo mëngjes por edhe i vendoste atij pastën e dhëmbëve tek furça çdo ditë. Çeleste, shërbyesja e Marcel Proust-it nuk i çonte atij vetëm kafen, gazetat, kroasanët apo letrat në një tabaka prej argjendi por ishte edhe një mike me të cilën ai dëshironte të bisedonte për orë të tëra. Disa gra përmenden për faktin se janë të duruara dhe pajtohen me gjithçka, si gruaja e Karl Marksit e cila jetonte në mjerim me 3 fëmijët e mbijetuar nga 6 që ishin më parë ndërkohë që ai shpenzonte çdo ditë duke shkruar në muzeun britanik.

Gustav Mahler u martua me një kompozitore të quajtur Alma dhe më pas e ndaloi atë të kompozonte duke i thënë se familja e kishte një kompozitor pra vetë ai. Ai kompozonte në mendjen e tij, kur dilte me Almën shëtitje, kur mbaronte notin e mesditës, kur Alma ulej në bar apo në stol dhe ajo nuk guxonte kurrë ta shqetësonte. “Kam ngelur nën petkun e një shërbyeseje. Diçka po ndodh me mua. Jam duke pritur dikë që të mendojë për mua dhe të më ndihmojë të gjej vetveten”.

Ndryshe nga artistët burra, ditët dhe trajektorja e jetës së grave artiste në libër përshkruhen të limituara për shkak të shtëpisë dhe kujdesit ndaj familjes.  Xhorxhia Sand punonte deri natën vonë, gjë kjo të cilën nisi ta praktikonte gjatë adoleshencës kur i duhej edhe të kujdesej për gjyshen e saj. Gjithashtu edhe Francine Prose shkruante deri natën vonë pasi duhej të bënte një rrugë të gjatë për të marrë fëmijët nga shkolla. E ndërsa Maja Angelou braktisi gjithçka brenda shtëpisë dhe e gjeti veten në një dhomë hoteli duke menduar, lexuar dhe shkruar.

Anthony Trollope shkruante 2000 fjalë para orës 8 çdo mëngjes, gjë kjo të cilën e filloi kur mamaja e tij 53 vjeçare nisi të shpenzonte kohën duke ndihmuar burrin e sëmurë dhe 6 fëmijët e tjerë. Ajo mbaronte shkrimet e saj në orën 4 të mëngjesit në mënyrë që ta shërbente mëngjesin në familje në kohën e duhur. Menjëherë të vjen në mendje një intervistë e Patti Scialfa-s e cila tregonte sesa të vështirë e kishte të kompozonte për albumin e saj solo sepse fëmijët e ndërprisnin gjithmonë dhe i kërkonin tu përkushtohej, gjë kjo që nuk e bënin me babain e tyre Bruce Springsteen.

Pra, gratë kanë talent dhe janë të afta të lenë gjurmë të thella në botën e artit por nuk kanë kohë. Ritmi i tyre i ditës përfshin një sërë detyrash në shtëpi, përkujdesje ndaj fëmijëve dhe punë farefisnore. Gratë kanë nevojë për kohë gjatë të cilës të mos ndërpriten, të përqëndrohen, të bëjnë atë që duan ndaj ato nuk e gëzojnë këtë luks dhe përballen me një egoizëm të thellë.

Edhe sot, rreth e përqark botës pjesa më e madhe e grave shpenzon më shumë kohë duke u marrë me punë shtëpie dhe duke u kujdesur për familjen. Një studim i kryer tek 32 familje në Los Anxhelos nxorri në pah se gratë nuk kanë kohë të lirë më tepër se 10 minuta. Një sociologe Jova Misra dhe kolegët e saj gjithashtu zbuluan se akademikët, kryesisht profesoret femra i kishin orët e tyre të punës më të gjata krahasuar me ato të burrave. Orët e gjata të punëve përfshinin ndërprerje, shërbim në komunitet, mësim dhe mentorim. Ndërkohë burrat kalonin ditën me zhvillimin e karrierës së tyre, duke u marrë me krijimtari të ndryshme, shkrim, lexim, kërkime shkencore etj.

Studiuesit feministë gjithashtu zbuluan se shumë gra mendojnë se  nuk meritojnë shumë kohë të lirë siç kanë burrat. Ato mendojnë se kjo kohë duhet fituar. E vetmja mënyrë për ta fituar këtë kohë është duke krijuar një listë me të gjitha gjërat që duhen bërë gjatë ditës, listë kjo që zakonisht nuk ka fund. Një tjetër shkrimtar VS Naipaul deklaronte se gratë shkrimtare nuk janë konkurrencë për burrat, shkrimet e tyre janë tepër sentimentale, pikëpamjet e tyre janë shumë të kufizuara ndryshe nga shkrimtarët burra të cilët janë themeli i jetës njerëzore.

Imagjinoni sikur Shekspiri të ishte lindur femër apo të kishte një motër binjake. Nuk do të kishte kurrë kohë apo edhe aftesinë për të shpalosur gjenialitetin e vërtetë. E kështu motra e Shekspirit do të kishte përfunduar e çmendur, e shurdhër e vdekur ose e mbyllur në një kasolle në pyll apo edhe e përqeshur nga të tjerët si shtrigë.

Brigid Schulte/The Guardian

Autorja është fituesja e çmimit Pulitzer, gazetare e gazetës Amerikane “Washington Post” dhe revistës Amerikane me të njëjtin emër, si edhe partnere e Fondacionit “Amerika e Re”.

Marrë nga Bitchmagazine.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete armiku i gruas grua marta frojd armiku i gruas grua marta frojd

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni