Aktualitet

“Ja kemi përbuzur krijimtarinë”/ Robert Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Nexhmije Pagarushës

Robert Berisha ka deklaruar krijimtaria e këngëtares shqiptare është përbuzur.
Featured image of article: “Ja kemi përbuzur krijimtarinë”/ Robert Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Nexhmije Pagarushës Robert Berisha

Kosovë- Vdekja e Nexhmije Paragushës ka sjellë shumë reagimet. Një ndër artistë që ka reaguar është edhe Robert Berisha, i cili ka ripostuar në profilin e tij shkrimin e një përdoruesi në Instagram. Fokusi i shkrimit përqëndrohet tek fakti se Pagarusha nuk është nderuar dhe respektuar sa duhet për aq kohë sa kishte jetë.

Postimi i Robert Berishës

Këngëtarja u nda nga jeta dje, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment