Sport

“Ja çfarë më tha Mourinho”, trajneri i Shkëndijes Ernest Gjoka flet për ndeshjen ndaj Tottenham

Në fund të ndeshjes në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh
Featured image of article: “Ja çfarë më tha Mourinho”, trajneri i Shkëndijes Ernest Gjoka flet për ndeshjen ndaj Tottenham Ernest Gjoka

SHKUP-Shkëndija e Tetovës u mund ndaj Tottenhamit me shifrat 3-1,në raundin e tretë kualifikues të Europa League. Kuqezinjtë drejtuar nga Ernest Gjoka u munduan disi të ngacmonin anglezët, por që në fund ekipi i Mourinho-s do të luajë në raundin tjetër. Në fund të ndeshjes në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh:

“Jose Mourinho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka.Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Mourinho-n, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment