Politike

“Ne që tani mund të fillojmë një bashkëpunim me Bashën”, Veliaj ironizon Metën dhe Dumën: Nuk e japin dorëheqjen, janë gënjeshtarë kronikë!

Veliaj u ndal në deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta disa ditë para zgjedhjeve, ku tha se nëse kryeministri Edi Rama shpallet fitues, ai do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit.
Featured image of article: “Ne që tani mund të fillojmë një bashkëpunim me Bashën”, Veliaj ironizon Metën dhe Dumën: Nuk e japin dorëheqjen, janë gënjeshtarë kronikë! Erion Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ftuar përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, u ndal në deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta disa ditë para zgjedhjeve, ku tha se nëse kryeministri Edi Rama shpallet fitues, ai do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit.

Veliaj tha se nuk u surprizua nga mosdorëheqja.

E prisnit dorëheqjen e Metës?

Erion Veliaj: Unë jo, se kam pritur kurrë, ai se mban fjalën dhe s’ka burrëri. Ai njeri që thotë mbaj fjalën, jam burrë, janë pikërisht mashtruesit kronikë. Një njeri që e mban fjalën s’e thotë, por e mban fjalën. Unë s’e kam pritur kurrë, s’e kam pritur kurrë. Grida Duma tha po humba në Kavajë jap dorëheqjen, por nuk e jep në Kavajë, është e sigurt. Ata janë gënjeshtarë kronikë. Për ne është përgjegjësi e madhe, që në ato bastione që kemi ftuar, që është Astriri të mbarojmë unazën. Do të punojmë fort në Kavajë, që Kavaja të ketë sezon të mirë turistik. I gjithë rrjeti i hotelerive në Kavajë, janë të rezervuar.

Erion Veliaj: Kryebashkiaku gjithashtu u ndal edhe tek ftesa për bashkëpunim që i kanë bërë Partisë Demokratike. Ai tha se jo e gjitha ka të bëjë me politikën dhe si shembull mori turizmin dhe shëndetësinë. Veliaj tha se të gjithë së bashku mund të promovojnë turizmin e këtij sezoni dhe të nxisin njerëzit që të bëjnë pushimet në Shqipëri.

I keni shtrirë dorën e bashkëpunimit Bashës, si do të bashkëpunonit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erion Veliaj: Ne që tani mund të fillojmë një bashkëpunim, të promovojmë plazhin, janë gjëra që s’janë politike. Mund të bashkëpunojmë në çështjen e shëndetësisë, që shumica e njerëzve të vaksinohen. Ku ka vullnet ka rrugëzgjidhje, nëse në këto fusha ka vullnet dhe të kemi një sezon turistik të mirë, ku ka vullnet për bashkëpunim gjenden mënyrat. Unë i jam gëzuar fitoreve tona dhe kam bërë thirrje që të shtrijmë dorën me kundërshtarët tanë, s’janë armiqtë tanë. Unë besoj fort që pasi të bie tensioni i zgjedhjeve, unë besoj që s’ka të humbur dhe të ulim dozën e agresiviteti që ka fushata dhe të bashkëpunojmë. Shqiptarët na dhanë fitore të pastër.

A kaloi sfida për Veliajn?

Erion Veliaj: Ishte e bukur, bastione që s’i kemi pasur ndër vite dolën tek PS. Sfida s’ka mbaruar, kam kontaktuar me të gjitha KZAZ dhe kam kërkuar që të kemi një proces korrekt. Të gjithë anëtarët e listës tonë kanë mbledhur vota, por duhet të them që në listën tonë s’ka humbës. Vërtetë 18 veta do të shkojnë në Parlament, ndërsa të tjerët do të angazhohen në pjesë të tjera të ekipit. Ekzekutivi ka mjaft vende për të gjithë.

Luftë brenda llojit kjo?

Erion Veliaj: Nuk është dhe s’ka pasur, për të gjithë kandidatët ka vota dhe kjo e bën procesin e ngadaltë, krahasuar me rivalët tanë tek ne ka një rivalizim. Kemi kërkuar vëmendje maksimale dhe deri tani gjithçka ka shkuar mbarë. Votat janë në kuti, disa kanë të drejtën që të marrin DVD dhe të dinë sa vota kanë, probabiliteti për ndërhyrje është zero. Pjesa më e madhe e KZAZ të kenë përfunduar këtë proces.

Marre nga Balkanweb

Shto Koment