Politike

Izraeli mohon “pushtimin” e Gaza-s, trupat tokësore ndodhen ende në kufi, sulmet përshkallëzohen

Ushtria izraelite fillimisht i tha medias se ushtarët e saj ishin në zonën palestineze, por dy orë më vonë ajo dërgoi një deklaratë të re duke thënë se nuk kishte "asnjë ushtar" në Gaza, sipas AFP.
Featured image of article: Izraeli mohon “pushtimin” e Gaza-s, trupat tokësore ndodhen ende në kufi, sulmet përshkallëzohen Foto ilustruese

GAZA- Ushtria izraelite ka sqaruar se nuk ka filluar një pushtim tokësor të Gazës, pasi “dha pa dashje” përshtypjen se kishte. IDF bombardoi dje mbrëma Gazën pasi Hamasi lëshoi një breshëri raketash mbi qytetet izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) sqaruan për AFP se trupat e saj nuk kanë kaluar në Rripin e Gazës, duke ia lëshuar përgjegjësinë një gabimi të “komunikimit të brendshëm” për konfuzionin.

Ushtria izraelite fillimisht i tha medias se ushtarët e saj ishin në zonën palestineze, por dy orë më vonë ajo dërgoi një deklaratë të re duke thënë se nuk kishte “asnjë ushtar” në Gaza, sipas AFP.

Media izraelite gjithashtu raportoi se IDF kishte mohuar fillimin e një pushtimi tokësor të Gazës pasi fillimisht dha përshtypjen se e kishte bërë atë. “Aktualisht nuk ka trupa në Rripin e Gazës,” u citua të thoshte një zëdhënës i IDF.

IDF tha se të dy forcat ajrore dhe tokësore ishin përdorur për të goditur objektiva të shumta në Gaza që ishin të lidhura me grupet militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik, të cilët kanë qëlluar me raketa në qytetet izraelite. Rreth “160 avionë, tanke, artileri dhe njësi këmbësorie” u grumbulluan përgjatë kufirit të Gazanit për të marrë pjesë në operacionin kundër Hamasit, tha ushtria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.


LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(F.g/dosja.al)

Shto Koment