Bota

Izraeli lejon hyrjen 1000 vaksinave kundër COVID-19 në Gaza

Qeveria izraelite lejoi autoritetet palestineze me bazë në Ramallah të dërgojnë në Gaza 1.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V përmes pikës kufitare Beit Hanoun (Erez).
Featured image of article: Izraeli lejon hyrjen 1000 vaksinave kundër COVID-19 në Gaza Foto Ilustruese

IZRAEL– Izraeli ka lejuar autoritetet palestineze të dërgojnë një grup vaksinash Aanti-COVID në Rripin e Gazës së bllokuar.

The Guardian shkruan se  qeveria izraelite lejoi autoritetet palestineze me bazë në Ramallah të dërgojnë në Gaza 1.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V përmes pikës kufitare Beit Hanoun (Erez).

Kjo është hera e parë që Izraeli lejon vaksinën në Gaza. Të hënën, autoritetet palestineze thanë se Izraeli ndaloi hyrjen e 2.000 dozave të vaksinës ruse në territorin bregdetar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gaza ka një popullsi prej rreth 2 milion banorësh. Zyrtarët shëndetësorë atje kanë raportuar më shumë se 53,000 raste të koronavirusit dhe 538 vdekje.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment