Aktualitet

“Izolimi nuk na shpëton”, Pipero tregon çfarë efekti ka distancimi social, lajm i mirë për vaksinën: Për gjashtë muaj është gati

Në një lidhje me Skype në emisionin "Zonë e lirë", Pipero tha se vaksina është shpëtim dhe se një epidemiolog i ka thënë se për gjashtë muaj mund të jetë gati.
Featured image of article: “Izolimi nuk na shpëton”, Pipero tregon çfarë efekti ka distancimi social, lajm i mirë për vaksinën: Për gjashtë muaj është gati Pëllumb Pipero

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se karantinimi nuk është mënyra për të shpëtuar nga Covid-19, por që distancimi social e ul kurbën. Në një lidhje me Skype në emisionin “Zonë e lirë”, Pipero tha se vaksina është shpëtim dhe se një epidemiolog i ka thënë se për gjashtë muaj mund të jetë gati.

Vetëizolimi nuk na shpëton. Askush s’e ka thënë këtë. Por distancimi lokal thjesht zbut kurbën. Nuk është se u fshehëm dhe nuk na gjeti. Vaksina është ajo që na shpëton. Por karantinimi na jep kohë. I jep kohë shkencës që të punojë dhe ul kurbën. Epidemiologu që kam kontaktuar më tha se për gjashtë muaj mund të nxjerrë vaksinën. Se di sa e saktë është, por maksimumi do të duhet një vit e gjysmë. Mendoj se vjeshta dhe fundi i këtij viti do na gjejë me një vaksinë të sigurtë për popullatën,”- tha Pipero.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment