Aktualitet

Izolimi nga dëbora, ARRSH jep INFORMACIONE: Ende probleme në Qafë Thanë, qarkulloni vetëm me me goma dimërore

Të gjithë rajonet në vend qarkullohen vetëm me zinxhirë, por situata është më problematike në Qafë Thanë, ku kalimi ka nisur që të zhvillohet vetëm me një korsi. 
Featured image of article: Izolimi nga dëbora, ARRSH jep INFORMACIONE: Ende probleme në Qafë Thanë, qarkulloni vetëm me me goma dimërore

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë pasqyrimin e situatës për rrugët në vend. Sipas ARRSH-së, të gjithë rajonet në vend qarkullohen vetëm me zinxhirë, por situata është më problematike në Qafë Thanë, ku kalimi ka nisur që të zhvillohet vetëm me një korsi.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore,”-shkruhet në njoftim.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. RAJONI VERIOR- Qarkullohet me zinxhirë: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë. RAJONI QENDROR- Qarkullohet me zinxhirë: Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë. RAJONI JUGOR- Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet. Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE/ Shqipëria në pushtetin e dëborës, edhe sot temperatura të ulëta dhe reshje në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment