Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Izolimi në Britani/ Politikanët dhe biznesmenët THIRRJE për përshpejtimin e vaksinimit: Dhurata më e madhe për Krishtlind
24 Dhjetor 2020, 07:35Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- ‘Programi i vaksinave anti-COVID, duhet të përshpejtohet,’ -kështu janë shprehur politikanë dhe drejtues të bizneseve në Britaninë e Madhe.
Ish-sekretari i Shëndetit, Jeremy Hunt ka bërë thirrje për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, ndërkohë që Britania e Madhe po përballet me një mutacion të ri të virusit.
“Koha është kundër nesh. Kështu që tani na duhet një përpjekje e madhe kombëtare për të shtuar programin e vaksinimit. Logjistika do të jetë komplekse, por unë nuk kam dyshim se shëndetësia jonë mund të përballojë këtë sfidë,”-ka thënë ai.
Helen Dickinson, një biznesmen ka thënë gjithashtu se shpejtimi i procesit të vaksinimit është i nevojshëm, duke e cilësuar atë dhuratën më të mirë për Krishtlindje.
“Dhurata më e madhe e Krishtlindjes që qeveria mund të na japë të gjithëve është që të përshpejtojë programin e vaksinimit,”-ka thënë ai.
Shifra e të infektuarve është rritur në gjithë botën, ndërkohë një mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, që mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm është përhapur dhe jashtë saj. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa qeveria në Britaninë e Madhe ka izoluar vendin për të shmangur përhapjen.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...
SHBA– Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka vënë dje veton projektligjit për shpenzimet e mbrojtjes, me një shumë prej 740 miliard dollarësh. Trump bëri ...
SHBA– Twitter ka konfirmuar se llogaritë zyrtare të presidentit amerikan do të fshihen para se të transferohen tek administrata e Joe Biden. Edhe pse ekip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump fali të mërkurën ish-kryetarin e fushatës së tij presidenciale Paul Manafort, bashkëpunëtorin e tij të besuar Ro...
RUSI- Tridhjetë vjetori i shembjes së Bashkimit Sovjetik, do të jetë një element qendror për politikën ruse në vitin 2021. Në gushtin 1991, zyrtarët më fanatikë...
TURQI- 2.5 kilogramë kokainë janë kapur ditën e sotme në aeroportin e Stambollit. Droga u kap falë sjelljes së dyshimtë që kishte personi nga Gjermania, bëri që...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Klivias në Greqi. Një i moshuar është ekzekutuar me armë mëngjesin e sotëm në afërsi të një Qendre Shëndetësor...
“Romeo” i kohës moderne, Dale McLaughlan është liruar nga burgu pas dënimit për thyerje të rregullave anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të ...
KINË– Një grua e akuzuar për vrasjen e shtatë njerëzve ka dalë në gjyq në Kinën juglindore pasi kaloi më shumë se 20 vjet në arrati.Lao Rongzhi, 46 v...
BOSNJE & HERCEGOVINA- Kreu i Partisë Republika Srbska, Milorad Dodik është në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra ...