Politike

Izmira Ulqinaku: Rama s’guxon të shkelë në Shkodër, dërgoi të ‘padukshmin’ Braçe

Ulqinaku shkruan se Rama nuk guxon të shkelë në Shkodër, pasi populli i Shkodrës nuk e do, ndaj sipas saj , sot kryeministri kishte dërguar të padukshmin, siç e quan ajo, Erion Braçe.
Featured image of article: Izmira Ulqinaku: Rama s’guxon të shkelë në Shkodër, dërgoi të ‘padukshmin’ Braçe Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku

TIRANË- Ish deputetja demokrate për Shkodrën, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas vizitës që bëri zëvendësi i Ramës në Shkodër, Erion Braçe.

Në një postim në “Facebook”, Ulqinaku shkruan se Rama nuk guxon të shkelë në Shkodër, pasi populli i Shkodrës nuk e do, ndaj sipas saj , sot kryeministri kishte dërguar të padukshmin, siç e quan ajo, Erion Braçe.

Postimi i plotë i Izmira Ulqinakut

Rama nuk guxoi e nuk do të guxojë të shkelë në Shkodër. Pasi Shkodra e refuzon me neveri. Kishte dërguar sot të padukshmin Braçe. Erdhi të reklamojë kandidatin e Qeverisë së rrenave që e prezantuan ditën e rrenave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erdha, pashe e ika ishte motoja e vizites sot të zv.kryeministrit Braçe. Asnjë fjalë për Shkodrën e gjendjen ku e ka zhyt Rilindja. Thjesht bëri adetin siç dhe do t’ua kthejë dhe Shkodra shumë shpejt.

Kandidatin nga fshati Rrenc që përfaqëson Qeverinë e rrenave e u prezantu ditën e rrenave.

Ditën e sotme zv.kryeministri Erion Braçe në kuadër të turit të kontrolleve në administratën shtetërore, ka inspektuar drejtoritë rajonale në Shkodër.Gjatë inspektimeve, Braçe ka thënë se i ka gjetur ata në punë, por ndërkohë vendet bosh në insitucione duhen mbushur. Gjithashtu Braçe nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për praninë e qenëve endacakë në qytet.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment