Sport

Izmir Smajli “pushton” Stambollin, medalje ari dhe kampion i Ballkanit

Atleti i njohur shkodran Smajlaj, ka arritur të kërcejë në largësinë 7.91 metra, duke u renditur i pari në këtë disiplinë të Kampionat Ballkanik për salla të mbyllura
Featured image of article: Izmir Smajli “pushton” Stambollin, medalje ari dhe kampion i Ballkanit

TURQI – Vetëm pak kohë, pasi ka fituar medaljen e artë në mitingun ndërkombëtar të Vjenës, atleti ynë Izmir Smajlaj fiton edhe medaljen e dytë të artë dhe shpallet kampion i Ballkanit në garën e tij të preferuar të kërcimit së gjati.

Atleti i njohur shkodran Smajlaj, ka arritur të kërcejë në largësinë 7.91 metra, duke u renditur i pari në këtë disiplinë të Kampionat Ballkanik për salla të mbyllura që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë sportistë nga 18 vende të ndryshme të botës.

Ky është suksesi i dytë radhazi gjatë këtij viti, për atletin tonë Izmir Smajlaj dhe trajnerit të tij Gjergji Ruli, njëherësh president i FSHA-së, të cilët vazhdojnë përgatitjet për të realizuar ambicien e tyre madhore, kualifikimin në finalet e Olimpiadës së Tokios.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

B.T (Dosja.al)

Shto Koment