Aktualitet

Iu zhdukën tri dosje të rëndësishme të vitit 2017 nga zyra! Olsian Çela fut në hetim prokuroren e Elbasanit, i kërkon ILD inspektim

Rasti për Xhaferrin, e cila është prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është ndjekur nga ana e Sektorit të Monitorimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, pas marrjes së informacioneve se prokurorja ka zvarritur hetimet dhe është kërkuar që ky rast të ndiqet dhe të monitorohet.
Featured image of article: Iu zhdukën tri dosje të rëndësishme të vitit 2017 nga zyra! Olsian Çela fut në hetim prokuroren e Elbasanit, i kërkon ILD inspektim Armanda Xhaferri dhe Olsian Çela

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armanda Xhaferri.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores.

Rasti për Xhaferrin, e cila është prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është ndjekur nga ana e Sektorit të Monitorimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, pas marrjes së informacioneve se prokurorja ka zvarritur hetimet dhe është kërkuar që ky rast të ndiqet dhe të monitorohet.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “e” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.

Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment