Showbiz

Iu zbulua romanca me vajzën bjonde mirëpo Rezart Veleshnja na kishte treguar për këtë lidhje JAVË më parë

VIDEO
Rezart Veleshnja është në një lidhje të re dhe partnerja e tij është bjonde. Detaj ky që u zbulua live në emisionin 'E Diell'.
Featured image of article: Iu zbulua romanca me vajzën bjonde mirëpo Rezart Veleshnja na kishte treguar për këtë lidhje JAVË më parë Rezart Veleshnja
Përditësuar:

TIRANE– Ditën e djeshme aktori i humorit, Rezart Veleshnja ishte i ftuar në emisionin ‘E diell’ aty ku u zbulua diçka më shumë për jetën e tij personale.
Ishte gazetari Ervin Kurti ai i cili u shpreh se e dinte se kush ishte partnerja e Rezartit madje tregoi dhe një detaj fizik të sajin.

“Emrin nuk do ta them, por do zbuloj diçka nga pamja e saj. Është bjonde”, tha Ervini.
Rezarti u habit nga kjo përgjigje mirëpo as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë detaj.

Tashmë të gjithë janë në dijeni të lidhjes së aktorit mirëpo kohë më parë ai ka postuar një video ku shihet në reflektimin e syzeve te tij një vajzë bjonde.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on

Dashur pa dashur ai na ka treguar për lidhjen e tij kohë më parë me anë të kësaj videoje mirëpo ne nuk kemi dyshuar asgjë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment