Rajoni

Iu ul në gjunjë për ta falenderuar, ky është kamerieri shqiptar që emocionoi Bill Clinton në mes të New York (FOTO)

Arben Hysenaj, punon si kamerier në “The Sea Fire Grill”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Featured image of article: Iu ul në gjunjë për ta falenderuar, ky është kamerieri shqiptar që emocionoi Bill Clinton në mes të New York (FOTO) Bill Klinton ne shpalljen e Pavaresise se Kosoves

E përmendi edhe sot në fjalimin e tij para liderëve kryesorë të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe për Bill Clinton është një njeri i rrallë.

Ai është Arben Hysenaj, shqiptari nga Peja, që u përmend nga Bill Clinton pasi i ishte ulur në gjunjë në New York dhe e kishte falenderuar për atë që Clinton bëri për Kosovën.

Bill Clinton dhe shqiptari Arben Hysenaj

“Qe 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Arben Hysenaj, punon si kamerier në “The Sea Fire Grill”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo foto është shkrepur më 17 shkurt të 2019 në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment