Aktualitet

“Iu shoftë fara Edi Ramës!”, aktorja Rita Gjeka: Është frikacak, teatri u shemb pa firmën e tij

Gjeka tha se Edi Rama është një frikacak, pasi nuk ka fismosur në asnjë dokument për shembjen e TK.
Featured image of article: “Iu shoftë fara Edi Ramës!”, aktorja Rita Gjeka: Është frikacak, teatri u shemb pa firmën e tij Rita Gjeka, aktore

SHKODËR– Aktorja Rita Gjeka, e cila është dhe drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, ka dalë sot në mbështetje të protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një fjalë të mbajtur gjatë tubimit të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, Gjeka tha se Edi Rama është një frikacak, pasi nuk ka fismosur në asnjë dokument për shembjen e TK.

“Ju falenderoj që keni ardhur për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me shpirtin e njeriut. Falenderoj ata që mbrojtën Teatrin edhe për ne për 2 vite e gjysmë kur ne hanim e pinim në shtëpitë tona. Edi Rama që duket si i zoti është burri më burracak. Tetari është prish pa firmën e tij por vetëm me udhëzimet e tij, ai e di se i ka me i ardh marre nesër prej fëmijëve të vet me thënë që kam prish Teatrin. Iu shoftë fara Edi Ramës!”, tha Gjeka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar  ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment