Aktualitet

Kundërshtar i betuar i Aldo Bares, gazetari Spartak Koka zbulon ‘të fortin’ e Lushnjes që do prangoset pas Rrajës

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, Koka u shpreh se pas Rrajës, i cili është lënë në burg për atentatin do të arrestohet edhe një tjetër person i njohur në botën e krimit, nga Lushnja.
Featured image of article: Kundërshtar i betuar i Aldo Bares, gazetari Spartak Koka zbulon ‘të fortin’ e Lushnjes që do prangoset pas Rrajës
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se personi i radhës që do të vihet në pranga në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojës është kundërshtari i betuar i Aldo Bares, Julian Sulo.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, Koka u shpreh se pas Rrajës, i cili është lënë në burg për atentatin do të arrestohet edhe një tjetër person i njohur në botën e krimit, nga Lushnja.

Aktualisht ka hetime intensive që po shtrihen në disa qytete të vendit. Përqendrimi i një grupi të policisë është në qytetin e Lushnjës, në Karbunarë ku dyshohet se qëndron njëri prej personave që të ketë dijeni për atentatin. Ai është shtetasi J.S. Është eksponent i njohur i botës së krimit, jeton mes Durrësit dhe Lushnjës. Ka njohje më një grup rival të Pëllumb Muharremit. Përpara disa kohësh i janë sekuestruar rreth 70 mijë euro dhe automjet me vlerë 100 mijë euro,”- tha gazetari.

Mirëpo kohët e fundit, Dosja.la ka raportuar se personit të cilit i është seuestruar kjo pasuri, që ka inicialet J.S., dhe është nga Lushnja është Julian Sulo, i njohur ndryshe si kundërshatri i bandës së Aldo Bares.

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos dhe është një emër i njohur për policinë e shtetit. Më datë 2 tetor, atij iu sekuestruan një shumë parash prej 70 mijë euro një makinë me vlerë rreth 100 000 euro.

I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja, i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Kjo indicje erdhi pasi në “ML”-në  e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave t ëish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment