Rajoni

Iu publikuan përgjimet me komedianët rus/ Zoran Zaev pranon gjithçka: S’jap dorëheqjen!

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar se ka folur me dy komedianët rusë por ka mohuar kategorisht se do të japë dorëheqjen.
Featured image of article: Iu publikuan përgjimet me komedianët rus/ Zoran Zaev pranon gjithçka: S’jap dorëheqjen! Zoran Zaev

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp ka pranuar se është viktimë e dy komikëve rusë.

Zaevi pohoi telefonatës por nguli këmbë se nuk ishte e domosdoshme dorëheqja e tij pas publikimit të telefonatës pasi ai nuk kishte nxjerrë asnjë sekret shtetëror. 

“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, shtoi ai.

Më tej Zaev tha se kjo nuk ishte telefonata e tij e parë me presidentin Poroshenkon por se gjithçka ishte e protokolluar. 

“Nuk e kam për herë të parë, kam biseduar me Stoltenbergun, me Poroshenkon, me liderë të tjerë të vendeve partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se komunikimi bëhet nëpërmjet rrjetit fiks. Shumicën e rasteve kur bisedoj pranë meje qëndron dikush, ose Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi. Në raste të tjera ndodhet një këshilltar që të mbajë një procesverbal për ta vendosur më pas në arkivin e shtetit,”- tha Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Iu publikuan përgjimet me komedianët rus/ Zoran Zaev pranon gjithçka: S’jap dorëheqjen!

  1. Ky kapili Zaevi kaq rob i trashe qenka.Rrace shqiptari eshte ne fund te fundit.A se kuptoi dot trapi qe sic erdhi ne pushtet me ane te pergjimeve ashtu dhe do ta hiqnin.Mjeran pa intelekt

Shto Koment