Aktualitet

Iu gjetën 38 kg lëndë narkotike marijuanë, arrestohet në flagrancë 44 vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.
Featured image of article: Iu gjetën 38 kg lëndë narkotike marijuanë, arrestohet në flagrancë 44 vjeçari Policia

KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas i cili është kapur në flagrancë me 38 kg lëndë narkotike.

Shtetasi i cili është banues në Tiranë u kap në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i policise:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar “Nënkalimi”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sekuestrohen rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë. Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment