Aktualitet

Iu arrestua nipi për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Rrahman Rraja: Të marrë dënimin maksimal

Rraja tha se 34-vjeçari është një i afërm i tij dhe se nuk ka shumë njohje dhe lidhje me të për shkak se ai më shumë ka qëndruar jashtë.
Featured image of article: Iu arrestua nipi për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Rrahman Rraja: Të marrë dënimin maksimal Rrahman Rraja, deputet i PS

TIRANË- Deputeti socialist, Rrahman Rraja, në një lidhje telefonike ekskluzive për Ora News kas mohuar që Redjan Rraja, i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoq, të jetë nipi i tij sikundër u raportua në media.

Rraja tha se 34-vjeçari është një i afërm i tij dhe se nuk ka shumë njohje dhe lidhje me të për shkak se ai më shumë ka qëndruar jashtë.

Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër prej babait. Ai është i afërm, në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje, Redjani më shumë  ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar dhe kaq”, tha Rraja.

(Marrë nga RTV Ora)

Një Koment në “Iu arrestua nipi për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Rrahman Rraja: Të marrë dënimin maksimal

  1. Tamam…i aferm ‘qe nuk e njeh’?! Po.per fushate, vjedhur vota e per te kercenuar te tjeret e njeh ‘te afermin’?!

Shto Koment