BotaVirale

‘It’s a boy!’/ Çifti nga Dubai bëjnë veprimin e ‘çmendur’, paguajnë $80,000 për të zbuluar gjininë e bebes në fasadën e ndriçuar të Burj Khalifa

Anas e Asala Marwa të cilët janë në pritje të një fëmije kanë zbuluar edhe gjininë e bebit por që këto të fundit e kanë ndarë lajmin me publikun në një mënyrë shumë të rrallë.
Featured image of article: ‘It’s a boy!’/ Çifti nga Dubai bëjnë veprimin e ‘çmendur’, paguajnë $80,000 për të zbuluar gjininë e bebes në fasadën e ndriçuar të Burj Khalifa Anas e Asala Marwa

DUBAI– Një çift i ri i njohur të cilët janë edhe blogerë të You Tube kanë bërë një veprim të ‘të çmendur”. Anas e Asala Marwa të cilët janë në pritje të një fëmije kanë zbuluar edhe gjininë e bebit por që këto të fundit e kanë ndarë lajmin me publikun në një mënyrë shumë të rrallë.

Çifti publikuan gjininë e fëmijës së tyre të dytë duke shkruar me drita blu ‘It’s a boy!’ (Është djalë) në gjatësinë e Burj Khalifa në Dubai. Sipas asaj që kanë raportur mediat e huaja prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë por nuk dihet nëse ishte një event i sponsorizuar, raportonte agjencia Arab News.

Kanë qënë vetë çifti Marwah që postoi pamjet në kanalin e tyre në YouTube ku shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828-metra të lartë . Zonja Marwah, e cila kishte planifikuar prej një muaji surprizën me të shoqin, tha: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.

Burj Khalifa gjithashtu postoi videon në llogarinë e tyre duke ofruar urime për çiftin: “Një lajm i madh nuk mund të bëhet më i madh se kaq, ky është zbulimi i gjinisë më i madh në botë, urime @AnasMarëah e @AsalaMaleh.’

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment