Bota

Italia vendi më i goditur në Europë/ Papa Françesku: Vaksina kundër Covid-19 duhet të ndahet në të gjithë botën

Papa ka bërë thirrje të ditën e sotme për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për të zbuluar një vaksinë kundër Covid-19, duke shtuar se çdo vaksinë efikase për koronavirusin  duhet të vihet në dispozicion për mbarë botën.
Featured image of article: Italia vendi më i goditur në Europë/ Papa Françesku: Vaksina kundër Covid-19 duhet të ndahet në të gjithë botën Papa Françesku

ITALI– Në një kohë që Italia është vendi më i goditur në Europë,  ku kanë vdekur nga virusi mbi 28 mijë persona Papa Françesku ka bërë thirrje të ditën e sotme për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për të zbuluar një vaksinë kundër  Covid-19, duke shtuar se çdo vaksinë efikase për koronavirusin  duhet të vihet në dispozicion për mbarë botën.

Më tej Papa Françesku falënderoi të gjithë ata njerëz në botën që ofronin shërbime thelbësore.

Ai inkurajoi bashkëpunimin ndërkombëtar për t’u marrë me krizën dhe për të luftuar virusin, i cili ka infektuar gati 3.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 240,000 njerëz në të gjithë botën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në fakt, është e rëndësishme të bashkohen aftësitë shkencore, në mënyrë transparente dhe të paanshme për të gjetur vaksina dhe trajtime.”- u shpreh ai.

Në rang global janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.

Burimi: ilmattino 

A.C/Dosja.al

Shto Koment