LIVE UPDATES
Bota

Italia pas shumë viktimash prej COVID-19, tani e lufton me sukses virusin

13 Tetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Italia pas shumë viktimash prej COVID-19, tani e lufton me sukses virusin

Ajo ka kaluar shumë në jetë, me moshën 108 vjeçare që ka. Fatima Negrini i ka shpëtuar gripit spanjoll, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, dhe tani Covid-it 19. Megjithëse në valën e parë të pandemisë në Milano, ajo humbi shumë nga miqtë që kishte në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit. Fatima Negrini: „Unë kam kaluar shumë në jetë dhe vazhdoj të jetoj ende. Duket sikur Jezusi nuk do të më marrë.”

Kjo është mrekulli, thonë shumë vetë në Italinë e veriut dhe për këtë Fatima Negrini dëshiron t’u kthejë diçka mbrapsht të tjerëve, t‘u japë të tjerëve kurajo. Sepse pandemia bëri kërdinë në muajin mars, sidomos në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit të Milanos dhe përreth në Lombardi. 33 000 vetë ranë viktimë e sëmundjes në Itali, gati gjysma prej tyre në veri të vendit.

Spitalet u mbushën plot me javë të tëra. Vanda Gatti, një ndihmëse vullnetare e Kryqit të Bardhë italian kujton skenat dramatike që ka kaluar. Pati ditë kur asaj i duhej të ishte në punë 12 orë rresht: „Detyra ime ishte të ndihmoja njerëzit që shkonim i merrnim, por eksperienca që pata ishte krejt e ndryshme nga ajo e mëparshmja. Sepse zakonisht ne marrim me vete në spital edhe një nga familja ose dikë që kujdeset për të sëmurin.”

Por për shumë vetë ndihma ishte me vonesë. Në varrezat kryesore të qytetit, prehen 128 viktima të Covid 19, që u desh të varroseshin shpejt e shpejt, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së infeksionit. Njerëz, për të cilët familjarët nuk u lajmëruan dot, ose për të cilët nuk mund të organizohej ceremonia e varrimit. Qyteti i Milanos mendon tani që të ngrejë për ta në parcelën 87 të varrezës një përkujtimore.

Vanda Gatti, Kryqi i Bardhë Italian:„Përvoja ishte shumë traumatike, ishte si një lloj cunami që ndryshon gjithçka, qëndrimin tonë ndaj jetës, sjelljen tonë.”

“Duhet një strategji europiane për të fituar luftën ndaj virusit”

Ndaj në Itali ende është në fuqi detyrimi i mbajtjes së maskës në të gjitha ndërtesat. Por edhe jashtë në sheshet e mbushura me njerëz nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Italianët duan ta pengojnë me çdo kusht vendosjen edhe një herë nën izolim total. Për javë me radhë ata nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë.

Rregullat e forta shpjegojnë se përse italianët nuk ndodhen tani mes valës së dytë të pandemisë, thotë Maria Rita Gismondo. Ajo është drejtore e laboratorit të COVID në klinikën universitare “Sacco”, në Milano. Shifrat e larta të njerëzve që humbën jetën në mars dhe prill nuk duhet të përsëriten. Ajo kërkon bashkëpunim më të madh me vendet e tjera. „Unë mendoj se ne duhet ta trajtojmë problemin në nivel europian, me të njëjtat terapi, këmbim eksperiencash, rregullash karantine. Duhet një strategji europiane për të fituar luftën kundër këtij virusi.”

Profesorja Gismondo thotë, se e rëndësishme është shpejtësia e reagimit. Për të luftuar virusin qeveria italiane po aplikon në shkolla mundësinë e realizimit të analizave të shpejta. Për nnësit Matteon dhe motrën e tij Vittoria, ky është një lajm i mirë. Ata kanë frikë nga një izolim tjetër dhe mësim nga shtëpia për javë të tëra. „Unë shpresoj që të kemi mundësi të heqim shpejt maskat dhe të mos na duhet të respektojmë rregullat e mbajtjes së distancës.”

Por deri sa të vijë ajo ditë të gjithë duhet të mbajnë maskat, paralajmëron Fatima Negrini njerëzit në vendin e saj: „Mos lejoni që gabimet të përsëriten. Unë pyes veten ndonjëherë si do të përfundojë e gjithë kjo. Unë jam e moshuar dhe do të vdes, por shqetësohem për ata që do të jetojnë.”

Prandaj ajo paralajmëron për rreziqet dhe lutet. Për shumë njerëz në Italinë e Veriut, Fatima është kthyer në simbol të forcës së rezistencës dhe vullnetit të hekurt.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne itali covid-19 ne itali

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?