Sport

Italia nuk i feston dot golat, tifozeria e klubit të Serie A publikon vendimin për pandeminë

"Nuk do të kthehemi në tribunë edhe nëse rinis gara. Nuk e bëjmë dot, sepse mendojmë për ata familjarë që kanë humbur njerëzit e dashur dhe jo vetëm"
Featured image of article: Italia nuk i feston dot golat, tifozeria e klubit të Serie A publikon vendimin për pandeminë Foto ilustruese

Veriu i Italisë po vuan më shumë se rajonet e tjera të Gadishullit Iberik nga koronavirusi. Atje pandemia vihet re më shumë se kudo dhe njerëzit shohin tmerr me sy përditë, me lajme vdekjesh dhe të infektuarisht që vetëm shtohen.

Lombardia deri tani është rajoni më i prekur me mbi dy mijë viktima. Serie A mund të rinisë ndoshta pas tri javësh, por italianët e veriut të Italisë as që e kanë më mendjen te futbolli.

Tifozeria e Brescias ka marrë një vendim, të cilin e ka bërë publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shumë lot, shumë të vdekur! Shumë dhimbje dhe faqe gazetash të mbushura me lajme të zeza. Duke parë këtë trishtim të madh, këtë situatë, këtë gjendje, nuk do të kthehemi në tribunë edhe nëse rinis gara. Nuk e bëjmë dot, sepse mendojmë për ata familjarë që kanë humbur njerëzit e dashur dhe jo vetëm”, është postimi i tyre më i fundit.

Kanë shumë të drejtë. Sporti është gëzim dhe argëtim. Italia thjesht nuk qesh dot për disa muaj pas këtij makthi që po kalon.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment