Bota

Italia nuk gjen qetësi mes pandemisë Covid-19/ Resorti alpin rrezikohet nga akullnaja, evakuohen banorët

FOTO
Kjo masë akulli ndodhet 2.600 deri 2.800 metra mbi nivelin e detit. Në rast shkëputjeje ajo do të avanconte poshtë me shpejtësi të madhe.
Featured image of article: Italia nuk gjen qetësi mes pandemisë Covid-19/ Resorti alpin rrezikohet nga akullnaja, evakuohen banorët Banorët dhe turistët nisin të largohen nga pjesa e poshtme e Val Ferret, 7 gusht 2020.

ITALI– Mes gjendjes së vështirë të pandemisë Covid-19, Italia nuk po gjen qetësi as nga fatkeqësitë natyrore.

Sëfundmi mediat e huaja kanë shkruar se një resort alpin në Itali ka ngritur alarmin dhe dhjetëra persona janë evakuuar pas frikës se një masë e madhe akulli malor mund të thyhet për shkak të temperaturave të larta.

Mësohet se blloku i akullit nga akullnaja Planpincieux në masivin e malit të bardhë, vlerësohet se mban rreth 500 mijë metra kub akull. E sigurisht kjo masë është e njëjtë me katedralen e Milanos ose një fushë futbolli me 80 metra akull në të.

Monitorimi i një pjese të akullnajës.

Kështu parashikohet se rënia e saj do të mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme në një zonë të gjerë e të populluar. Sipas ekspertëve rritja e fundit e temperaturave mund të çojë në shkëputjen e masivit të akullit dhe rrëshqitjen e tij poshtë faqes së malit, duke kërcënuar shtëpitë në zonën lindore të qytetit piktoresk dhe resortit të skive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Evakuimi i 75 personave, mes të cilëve 15 banorë vendas u bë të enjten pas një paralajmërimi të autoriteteve lokale një natë më parë. Rrugët që conin në luginën Bal Ferret, nën të, një vend i preferuar për alpinistët, u mbyllën.

Kjo masë akulli ndodhet 2.600 deri 2.800 metra mbi nivelin e detit. Në rast shkëputjeje ajo do të avanconte poshtë me shpejtësi të madhe.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment