
ITALI- Në ujërat mes Ligurias dhe Toscanës është gjetur delfini i tretë i vdekur brenda një jave. Ndërkohë në këtë situatë hetuesit e Institutit zooprofilaktik kanë ngritur alarmin për këtë ngjarje të pazakontë.
Për të identifikuar delfinin e fundit të vdekur në brigjet e Rapallo, në Xhenova, videoja e bërë virale në rrjetet sociale tregon qartë trupin e pajetë të gjallesës.
Ndërkohë alarmi ka shkaktuar nisjen e hetimeve mbi vdekjen e mistershme të 3 delfinëve në Xhenova.
Delfini i parë u gjet i vdekur më 21 korrik, i dyti në 3 ditë ëm vonë në 24 korrik pranë plazhit të Bordighera, ndërsa i treti është gjetur më 29 korrik. 3 delfinë të vdekur brenda një jave.
Burimi: Tgcom24
A.C/Dosja.al