
ROMË-Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit. Vendi është përballur më një numër të lartë infektimesh në valën e parë dhe në të dytën. Si pasojë ditën e sotme është lajmëruar për një kufizim të masave parandaluese.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka thënë se rregullat e reja synojnë të reduktojnë qarkullimin në vend gjatë periudhës së festave duke kufizuar grumbullimet.
Ndërkohë, qeveria pritet të mbajë ende në fuqi sistemin e ndarjes në zona rreziku. Baret dhe restorantet do të mbeten të mbyllura në rajonet e klasifikuara si zona të kuqe dhe portokalli. Ndërsa mbyllja në orën 6 pasdite në zonat e verdha mbetet në fuqi ashtu si edhe ndalim qarkullimi pas orës 10 të mbrëmjes në të gjithë vendin.
Në zonat e verdha, restorantet janë të hapura por duhet të mbyllen në orën 6 pasdite dhe qeveria është në diskutim nëse do të lejojë apo jo restorantet të shërbejnë drekën në ditën e krishtlindjes dhe më 26 dhjetor. Pistat e skive do të qëndrojnë të mbyllura.
Që prej fillimit të pandemisë në itali janë regjistruar 1,641,610 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 57,045 pacientë.
(k.a/dosja.al)