Sport

Italia merr lajmin e mirë, ja data kur do të rikthehen tifozët në stadiume

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar.
Featured image of article: Italia merr lajmin e mirë, ja data kur do të rikthehen tifozët në stadiume Stadio Olimpico

ITALI-Duke pritur që qeveria italiane të prononcohet zyrtarisht (tani për tani, zv.ministri i shëndetësisë, Andrea Costa ka folur vetëm për “reflektime të vazhdueshme dhe asgjë më shumë”) siç raportohet nga agjencia Ansa (e cila në çdo rast i referohet burimeve të qeverisë) në fillim të majit në rajonet e verdha, tifozët do të jenë në gjendje të kthehen në stadiume.

Pesë javët e fundit të Serisë A, sipas asaj që ishte parashikuar, do të luhen me dyer të hapura: Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Masa do të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Verona-s dhe Spezia-s në Bentegodi.Inter do të luajë në Crotone, Milan-i do të sfidojë Benevento-s.Të dielën do të vazhdohet me Lazio-Genoa, Napoli-Cagliari, Sassuolo-Atalanta, Bologna-Fiorentina, Udinese-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment