Bota

Italia lehtëson masat kundër COVID-19, cfarë pritet të ndryshojë nga dita e hënë

Itali ka vendosur të lehtësojë ndjeshëm masat kundër Covid-19 nga dita e hënë. Orari kufizues nuk do ndryshoj por do të kthehet sistemi i kodit me ngjyra në mënyrë që baret dhe restorantet të fillojnë shërbimin në ambjentet e hapura.
Featured image of article: Italia lehtëson masat kundër COVID-19, cfarë pritet të ndryshojë nga dita e hënë itali masat covid-19

ITALI- Italia ka mbështetur një zbutje të rregullave Covid nga dita e hëna. Sistemi i kodit me ngjyra do të kthehet, ku deri tani rajonet klasifikohen vetëm si zona të kuqe me rrezik të lartë ose zona portokalli me rrezik të mesëm, raporton BBC.

Sipas planit mendohet që 13 rajone dhe dy provinca autonome janë vendosur të bëhen zona të verdha, në mënyrë që baret dhe restorantet të mund të shërbejnë njerëz jashtë në rajone të verdha dhe të bardha dhe të lejohen udhëtimet për punë ose shëndetësi për rajonet portokalli dhe të kuqe.

Një kalim i gjelbër do të mundësojë udhëtime për njerëzit që janë vaksinuar, të cilët janë rikuperuar ose kanë një test negativ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshimet pritet të vijnë nga dita e hënë edhe pse partia e ekstremit të djathtë të Lidhjes abstenoi.

(f.i/dosja.al)

 

Shto Koment